A po përfundon karriera e këngëtares së njohur?

By

Ekspertët e industrisë muzikore kanë parashikuar se karriera muzikore e dikur të famshmes Cheryl, ka mbaruar dhe ajo nuk do të publikojë ndonjë projekt muzikor të ri pas publikimeve të dështuara të këngëve të saj të fundit.

Ylli 38 vjeçar ka qenë në qendër të vëmendjes për 20 vitet e fundit pasi fillimisht gjeti famë në Popstars: The Rivals në 2002, ku ajo u bë anëtarja themeluese e grupit të vajzave ‘Girls Around’.

Më vonë ajo filloi një karrierë solo në vitin 2009 dhe gjithashtu ka shijuar suksesin si gjyqtare e talenteve televizive ku punonte në ‘The X Factor’ midis viteve 2008 dhe 2015.

Por tani ekspertët e muzikës pohojnë se karriera muzikore e saj është në fund pasi kënga e saj më e fundit, ‘Let You’ e publikuar në maj të vitit 2019 arriti në vendin e 57-të në top listë.

“Nuk ka asgjë që Cheryl mund të bëjë për këtë – kohët kanë ndryshuar dhe njerëzit kanë vazhduar. Ajo është ende një këngëtare shumë e njohur live dhe mijëra njerëz dolën për ta parë performancën e saj në festivalin Mighty Hoopla në shtator.

“Por kur bëhet fjalë për të bërë muzikë të re, duket sikur kënga fundit e Cheryl është kënduar për një herë të fundit”.

Ndërkohë, kënga solo debutuese e Cheryl “Fight For This Love” u ngjit në krye të top-listave në vitin 2009 – me këngët e mëvonshme “Promise This”, “Call My Name”, “Crazy Stupid Love” dhe “I Don’t Care” që të gjitha arritën në vendin e parë.

Arritja e vendosi Cheryl-in në librat e historisë pasi ajo u bë artistja e parë femër britanike që arriti pesë këngët numër një – një rekord i kaluar më vonë nga Jess Glynne në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm