Me çfarë probleme shëndetësore po përballet Dua Lipa?

By

Dua Lipa është detyruar të anulojë edhe një koncert. Këtë ia kanë kërkuar mjekët pasi ajo po vazhdon të vuajë nga laringiti.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka pasur të performojë në një ngjarje të madhe, por shëndeti i saj ka bërë që kjo të shtyhet.

Lipa ka njoftuar të gjithë adhuruesit e saj përmes Instagramit, duke shprehur keqardhje.

“Siç e dini shumica prej jush, unë jam duke vuajtur nga laringiti dhe jam detyruar që të rri pushim, sipas udhëzimeve të mjekut tim. Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende në të njëjtën gjendje dhe nuk mund të performoj në iHeartRadio Z100 Jingle Ball. Jam jashtëzakonisht e mërzitur, mezi po prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në Jingle Ball të këtij viti. Më vjen shumë keq që nuk do të jem atje për të festuar sezonin me të gjithë fansat e mi, por shpresoj të shijoni pjesën tjetër të formacionit të mrekullueshëm që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju. Ju dërgoj dashurinë time për të gjithë ju”, ka shkruar artistja me famë ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm