Leonora Jakupi sot një grua bukuroshe, ju rikthen në kohë me një foto kur ishte e vogël (FOTO)

By

Nuk do koment që është ndër këngëtaret më të bukura e më hijerënda të estradës shqiptare.

Këngëtarja Leonora Jakupi, përveç zërit të ëmbël që ka, është e bekuar edhe me një pamje fisnike, që të merr vëmendjen që në shikim të parë.

Mirëpo para se të bëhej një grua kaq e bukur, ajo ishte një vajzë e vogël dhe të gjithë jemi kureshtarë ta dimë se si dukej!

Jakupi e ka shuar kureshtjen e fansave të saj, duke u ofruar ca imazhe nga koha kur ishte ende një fëmijë.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar disa fotografi të realizuara vjet më parë, e njëra prej tyre është me të vëllanë e saj.

Nga imazhet që u publikuan, ajo nuk të jep përshtypjen që është Leonora. Rritja e paska ndryshuar shumë! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm