Përkujtohet aktori Blerim Peci

By

Komuna e Mitrovicës e ka kujtuar aktorin Blerim Peci, në 4 vjetorin e vdekjes.

Aktori shqiptar ka ofruar angazhim të madh në skenën e teatrit, i cili me skeqet e tij humoristike kishte bërë për vete një publik të tërë.

“Aktrimi i tij kishte një nur komik, hijeshi skenike dhe finesë në aktrimin e shumë roleve, ai do të mbetet si një trashëgimi e pasur, ku nëpërmjet interpretimit të tij si aktor janë ngritur vlera kulturore të qytetit të Mitrovicës, për çka do të çmohet çdoherë puna dhe kontributi i tij”, thuhet në komunikatë.

Blerim Peci u lind më 1 gusht të vitit 1973. Ai u nda nga jeta më 9 dhjetor të vitit 2017 pasi ka vuajtur nga një sëmundje e mëlçisë.

Artikuj të ngjashëm