Drake ka vendosur të tërheqë dy nominimet e tij për Grammy.
Megjithëse motivi i tij mbeti i paqartë, Variety raportoi se artisti 35-vjeçar tërhoqi dy nominimet e tij – albumi më i mirë rap për Certified Lover Boy dhe performanca më e mirë rap për këngën e tij Way 2 Sexy, me Future dhe Young Thug – pas konsultimit me menaxhmentin e tij.
Tërheqja shënon kapitullin e fundit në marrëdhënien e gjatë dhe të diskutueshme të këngëtarit kanadez me shfaqjen e çmimeve të cilësuar si “nata më e madhe në muzikë” dhe institucionin e saj qeverisës, Akademia e Regjistrimit.
Në vitin 2018, Drake refuzoi të paraqiste albumin e tij More Life për t’u marrë në konsideratë nga zhgënjimi që kënga e tij dominuese në listë, Hotline Bling fitoi për këngën më të mirë rep në vitin 2017, pavarësisht se nuk kishte rap. /Prive.al