Prezantimi i djeshëm i këngës ‘Me fjalë të vogla’ në programin ‘E diela shqiptare’ ka pasuar me një vërshim të komenteve pozitive nga fansat e Florit në rrjete sociale.
Të shumtë ishin ata që e shpërndanë këngën që në orët e vona kur edhe u publikua në Youtube.
Por kjo përshtypje nuk mbeti në suazat vetëm të publikut por pa përtesë lidhur me këtë krijim muzikor preferencën e shfaqën haptazi edhe kolegët e Florit. Elvana, Bruno dhe Klajdi nga Threedots e shpërndanë atë në rrjete sociale menjëherë pas publikimit.
Madje ky i fundit, që edhe vetë i ka hyrë garës në festivalin ‘Kënga Magjike’, u shpreh se kjo këngë përçon aq shumë ndjenjë sa të prek në shpirt.
Edhe Fjolla Morina e Albatrit Muqiqi komplimentuan për Florin për këngën përmes postimeve në profilet e tyre. Besa Kokëdhima potencoi se ‘zemra e saj është thyer’ nga kjo baladë.
‘Me fjalë të vogla’ padyshim se këtë sukses e ka reflektuar edhe në Youtube pasi ka ecur shumë mirë edhe me shifra të shikimeve. /Prive.al/