Jasha! Dasmat shqiptare nuk paskan atmosferë pa Bebe Rexhën

By

Bebe Rexha është një shqiptare krenare dhe këtë nuk denjon të na e tregojë për asnjë moment.

Së fundmi ajo dhe familja e saj ishin të ftuar në një dasmë shqiptare e cila ishte organizuar me këngë shqipe dhe traditat tona.

Ajo publikoi një video me të atin teksa vallëzojnë në ritmet e këngës shqipe.

Në një video tjetër ajo na prezantoi edhe me nusen teksa dasmorët e tjerë po hidhnin bankënota në tokë, që supozohen ta ndihmojnë çiftin e ri financiarisht.

Ndërsa, në një video tjetër këngëtarja na tregoi edhe një pamje më të afërt të fustanit që kishte veshur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm