Këngëtarja Lori në emisionin Prive promovoi projektin e saj më të ri i titulluar ‘I papam’.
Në materialin e realizuar janë transmetuar disa imazhe ekskluzive të klipit. Përpos që tregoi për punën e bërë në aspektin muzikor, Lori u ndalua edhe tek jeta private.
U përfol se artistja ka filluar një lidhje të re por ky lajm nuk i ka pëlqyer dhe aq e madje deklaron se ka bërë mirë që e ka ruajtuar kaq shumë jetën personale. Lori konfirmoi se vazhdon të jetë single./Prive.al