Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi shumë i dashur S4MM njoftoi se koncerti i tij që planifikohej të mbahej me datë 27 nëntor në Strugë është anuluar.
Kjo sepse vendi ka shpallur ditë zie për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona. Ndërkaq, më 24 nëntor në Kosovë do të jetë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Bullgari. /Prive.al