Dyshja shumë e dashur, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani po përgatitin një këngë të re për fansat e tyre.
Pas disa kohësh mungesë në muzikë, çifti zbuluan se shumë shpejt do të publikohet edhe kënga e re.
Në një postim në Instagram, u lajmërua se kënga do të publikohet me videoklip me datë 25 nëntor. Gjithashtu mund të dëgjoni edhe tingujt e parë të këngës.
Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime së bashku. I pari është “Let me die with you”, i sjellë para 8 vitesh. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit. /Prive.al