Çifti i famshëm konfirmon ndarjen e tyre

By

Miqësia e Shawn Mendes dhe Camila Cabello është “më e fortë se kurrë”, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për marrëdhënien e tyre.

Të mërkurën, yjet e holliwoodit njoftuan se janë ndarë pas më shumë se dy vitesh lidhje. Camila dhe Shawn shkruajtën në storjet e tyre përkatëse në Instagram, “Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë”.

“Ne e filluam lidhjen si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë”, vazhdoi deklarata”.

Që kur nisën lidhjen në korrik të vitit 2019, këngëtarët kanë qenë thuajse të pandarë.

Gjatë pandemisë Shawn dhe Camila u transferuan në Miami për të qenë me familjen Cabello, të cilën interpretuesi Wonder e përshkroi si një “përvojë vërtet të bukur”.

“Ishte hera e parë që isha i qetë dhe isha në gjendje të thosha: “Çfarë po ndodh në këtë botë dhe si ndihem unë për këtë dhe çfarë mund të bëj dhe ku shkon kjo nga këtu?”,” tha Shawn në një deklaratë. “Kjo ishte dhurata më e mirë që mendoj se më është bërë ndonjëherë, në gjithë jetën time”.

Camila gjithashtu mësoi shumë për veten gjatë kësaj kohe me Shawn, duke ndarë në një postim në Instagram se ai e bën atë të ndihet “më e guximshme, më e mençur dhe më e mirë”.

Artikuj të ngjashëm