Pse Loredana dhe Don Xhoni po krahasohen me Mr. & Mrs. Smith?

By

Videoklipi i Loredanës dhe Xhonit për këngën “Gjuj për to”, pati premierën më 12 nëntor, dhe brenda një ditë ka grumbulluar gati 1.5 milionë klikime në platformën e transmetimit, Youtube.

Kënga u mirëprit nga fansat në mbarë botën, duke theksuar gjithherë edhe videoklipin duke e cilësuar si një film.

Nga komentet, dyshja artistike u krahasua edhe me çiftin e filmit të famshëm “Mr and Mrs Smith”.

“Këta janë Mr and Mrs Smith shqiptarë”, shkruan një komentues.

Një tjetër shkruan vetëm, “Mr and Mrs Smith. Respekt”.

Disa nga komentuesit kërkuan edhe një film nga dyshja artistike që treguan aftësi të shkëlqyeshme në aktrim për videoklipin.

“Loredana dhe Don Xhoni, ju lutem bëni një film së bashku”, shkruan një komentues.

Më poshtë mund të shihni disa nga komentet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm