Reperi Genc Prelvukaj ka filluar të jetë shumë aktiv në rrjete sociale. Përpos promovimit të punës që bën, Genci është duke postuar edhe imazhe nga palestra.
Mirëpo përpos gym-it, Prelvukaj për të qenë në formë po përdor edhe vrapim në ambient të hapur.
Këtë gjë e ka bërë edhe sot duke vrapuar në parkun e Gërmisë. Nga atje ka postuar një fotografi ku ka treguar se kështu e nis ditën.
Ndërkaq në planin muzikor, Genci para pak dite në NIN prezantoi këngën e tij më të re ‘I the jo zemrës tënde’ që po pëlqehet nga adhuruesit e tij. /Prive.al/