Fifi rrëfen se dashuron dikë jashtë dhe kërkon këshilla nga Graniti

By

Një nga raportet më të komplikuara brenda shtëpisë se Big Brother është padyshim ai i Fifit dhe Granit Canën.

Të dy herë afrohen dhe herë largohen me deklaratat e tyre që na vënë të gjithëve përfshirë edhe ata në hamendje se çfarë realisht ka mes dyve.

Ditët e fundit, Graniti vendosi të sqarojë marrëdhënien e tij me Fifin. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.

Gjithashtu, futbollisti i ka treguar Fifit dhe banorëve për lidhjen e tij të fundit të dashurisë. Edhe këngëtarja bëri njëlloj pasi Fifi ka hapur zemrën për Granitin duke rrëfyer se dashuron dikë jashtë dhe i ka kërkuar këshilla konkurrentit.

“Jam e dashuruar me dikë jashtë, por nuk mund të jem me të. Kam pasur gjithnjë frikë se mund ta humb si person. Është e vështirë ta kalosh nga miqësi në dashuri. Si mendon ti se bëhet për vete një mashkull?”, shprehet Fifi.

“Qëndro vetvetja. Nëse të pëlqen siç je është ok, nëse jo është e kotë”, e ka këshilluar Graniti. /prive.al

Artikuj të ngjashëm