Jasmina Kadriu thumbon sërish publikisht!

By

Ka kohë që sezoni i dytë i “Për’puthen” përfundoi, por ish-ciftet që nuk ia dolën kurrë mbanë sërish janë në vëmendjen e publikut.

Një nga ato cifte ishin Jasmin Kadriu dhe Andi Artani.

Ditë më pas Andi ka zbuluar se Jasmina e kishte befasuar për ditëlindje dhe zbuloi se ishte ajo që tërë kohës kishte tentuar ta kontaktonte duke thënë se me të nuk do mbesin as shokë.

Dhe kjo e kishte acaruar ish-konkurrenten e cila sërish thumboi raportin e Andit me Diona Fonën teksa i përgjigjej një ndjekësi.

“Një gjë nuk kuptoj, ti ke vet shumë shokë ndërsa të tjerë mendon se nuk duhet të kenë shoqe”, thuhet në pyetjen e ndjekësit, i cili mori një përgjigje të gjatë.

“Kur kam thënë ndonjëherë që i dashuri im mos të ketë shoqe? Dhe diçka tjetër shokët e mi janë hyrje dalje familjare, asnjëri si kap poshtë tre vjet shoqëri, që nënkupton kanë shumë kohë në jetën time dhe mund t’i ulë si vëllezër në kafe përball çdo kujt që ka diçka serioze me mua. Nuk janë si shoqet që të paguajnë të jesh prezent diku dhe s’kanë fytyrë as të të dalin përpara se skanë çfarë të të thonë se janë askushi dhe po hiqen si dikushi. Nuk jam kundër shoqeve jam kundër njerëzve pa karakter dhe të ulët që përdorin çdo mundësi për të ecur çik përpara. Shok dhe shoqe është fjalë e madhe se merr dot dikush për një javë”, tha Jasmina dhe qartazi u kuptua se ku e kishte.

Artikuj të ngjashëm