Filmi kosovar “Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit ka arritur suksesin e radhës edhe në Francë.
“Hive – Zgjoi” ka triumfuar me çmimin e 13-të ndërkombëtar përkatësisht çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed” në Montpellier të Francës.
Lajmin për këtë e ndau vet aktorja Yllka Gashi përmes një postimi në Facebook. /Prive.al