Ndiqni këto këshilla që tregojnë sesi duhet mirëmbajtur këpucët e lëkurës

By

Këpucë të mira janë të vështira për t’u gjetur por edhe më e vështirë është mirëmbajtja e tyre, sidomos kur janë nga lëkura. Nëse nuk mirëmbahen si duhet ato kanë rrezik që për një periudhë të shkurtër kohore të prishen.

Andaj më poshtë gjeni disa këshilla se si të kujdeseni për këtë lloj këpucësh.

Lëkura ka nevojë për ushqim, dhe duke aplikuar llak hidro-izolues në mënyrë rutinore, lëkura qëndron e kondicionuar, pigmentet restaurohen dhe veshja e këtij dylli do të parandalojë shenja të mëtejshme.

Një tjetër këshillë është që asnjëherë të mos i fusni në makinën larëse. e preferueshme është larja e tyre në dorë dhe atë nëse keni mundësi është mirë t’i pastroni në momentin që vini re përlyerje në to.

Një mënyrë tjetër për mbrojtjen e këtyre këpucëve është të aplikoni rregullisht një balsam për kujdesin e lëkurës me anë të një lecke të butë, pa garzë dhe ta lini të depërtojë në lëkurë për 10 deri në 15 minuta para se ta shpëlani me një furçë të butë.

Kur i zbathni këpucët gjithmonë filloni nga zgjidhja e lidhëseve dhe kurrë mos i zbathni me këmbë sepse e dëmtoni pjesën e pasme të tyre.

Asnjëherë mos i vishni të njëjtën palë këpucë dy ditë rresht, pasi lagështia e tepërt, përfshirë djersën, mund të dëmtojë këpucët tuaja. Sigurimi që këpucët tuaja të thahen natyrshëm midis secilës veshje do të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre.

Vendndodhja ka rëndësi për tharjen e këpucëve. Këpucët prej lëkure, kanë nevojë të thahen në një ambient të thatë dhe ku nuk i kapin rrezet e diellit.

Mirëmbajtja e tabanit dhe thembrës duhet të bëhet të paktën një herë në vit ose çdo gjashtë muaj. Një riparues këpucësh gjithashtu mund të zëvendësojë çdo pjesë të këpucëve që mund të ketë nevojë për rifreskim, si qepje, zinxhirë ose kopsa.

Artikuj të ngjashëm