Bukuroshja 24 vjeçare, Kaltrina Neziri do të përfaqësojë Kosovën në Miss Earth 2015 që zhvillohet me 5 dhjetor në Vjenë të Austrisë.
Kësaj here, për një përfaqësim edhe më dinjitoz, rëndësi të madhe i është kushtuar videos prezantuese të shtetit.
Aty Kaltrina vë në pah bukuritë dhe vlerat që na identifikojnë, me theks të veçantë në tolerancën ndërfetare dhe aspekte tjera me të cilat mund të krenohemi.
Bukuroshja tregon edhe për vetën, pasionet dhe hobit me të cilat merret gjatë kohës së lirë. Video është realizuar nga ProCon Group, në bashkëpunim me MINK Production./Prive.al/