Ajo tha po!
Modelja e njohur Lorena Haliti është fejuar sot në një propozim përrallor në një nga destinacionet më të bukura e njëkohësisht më luksoze të Italisë – Como.
I dashuri i saj me të cilin është në lidhje prej disa vitesh, sipërmarrësi shqiptar Ami Mëzezi e ka befasuar personin e zemrës me një unazë përrallore dhe një propozim të bukur.
Gjithçka ka qenë brenda një turi europian të udhëtimeve dhe pushimeve të çifitit që jeton në Amerikë.
Shumë urime! /Prive.al