Aktorja dhe futbollisti i njohur mirëpresin në jetë binjakët e tyre

By

Ylli i ish-Towie, aktorja Georgina Cleverley dhe burri i saj futbollist Tom, kanë njoftuar se kanë mirëpritur binjakët e tyre.

Aktorja tani është nënë e katër fëmijëve pasi lindi Sloane dhe Summer, shkruan DailyMail.

Përmes një postimi në Instagram, aktoria e dha lajmin duke publikuar një fotografi të mrekullueshme të të sapolindurve të mbështjellë në një krevat spitalor dhe shkroi: “Unë kurrë nuk do të gjej fjalët e duhura për t’u përdorur, për të përmbledhur ndjenjat e mia tani. Sloane dhe Summer janë të mirëseardhura në botë”.

View this post on Instagram

A post shared by Georgina Cleverley (@georginacleverley)

Ish ylli i Manchester United dhe Anglisë, Tom, 31 vjeç dhe Georgina tashmë janë prindër të Albie George dhe Nevaeh.

Dyshja tashmë janë prindër të katër fëmijëve, ata u takuan për herë të parë në vitin 2012, ndërsa shtatë muaj pasi çifti u takua, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Vajza Nevaeh lindi në  vitin 2013, dhe një vit më vonë Cleverley, i propozoi martesë gjatë një udhëtimi romantik në Las Vegas.

Artikuj të ngjashëm