Dje pasdite në Top Channel nisi sezoni i ri i “Përputhen”.
Rrjedha e emisionit në strukturë dhe aspektin vizual mbetën po ato të sezonit të shkuar, vetëm se me disa ndryshime ‘estetike’ për të dhënë shijën e një kapitulli të ri.
Në episodin e parë u prezantua njëra vajzë dhe shumica e djemve të programit.
Vëmendja sigurisht që nuk mungoi.
Komentet për përzgjedhjen e djemve ishin në shumicë të kënaqshme pozitive. Djemtë dukeshin më të matur por njëkohësisht më të ndryshëm në karaktere, krahasuar me sezonin e shkuar.
Por, vëmendjen më të madhe mund të themi që e mori pamja e opinionistit Arjan Konomi.
FOTO: Opinionisti Konomi në fillim të sezonit të kaluar (Shtator 2020)
Ai ngjante dhjetë vjetë më i ri me stilin e ri të flokëve që ‘shtroi’ disa dyshime.
I ka mbjellur? Ka vendosur paruke? Apo bëhet fjalë vetëm për një stil ndryshe të flokëve?
Opinionisti dhe kuratorët e imazhit e dinë më së miri përgjigjen por me apo pa dashje, Arjani mbrëmë e sot u shndërrua në kryetemë me stilin e tij të ri të flokëve. /Prive.al
FOTO: Opinionisti Konomi dje (Shtator 2021)