Festivali i Filmit në Sarajevë është gara më e madhe e filmit në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, në këtë festival 18 filma kishin premierë botërore, tre ndërkombëtare ndërkombëtare, një evropian, 24 rajonale dhe një boshnjake.
Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime.
Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani. Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika Sefës për filmin “Në kërkim të Venerës”. Mirënjohje e veçantë e jurisë iu nda filmit “Pa Vend” me regji nga Samir Karahoda.
Mirëpo në listën zyrtare të njoftimit, filmat nga Kosova ishin listuar në shtetësi tjera.
“Në kërkim të Venerës” u listua si film nga Shqipëria e njëjtë ishte edhe filmi “Pa vend”. Ndërkaq filmi “Luaneshat e Kodrës” u listua si film francez. /Prive.al