Krizë në lidhje? Andi i kthen përgjigje publike postimit të Melisës

By

Andi dhe Melisa duket se po kalojnë një krizë në lidhjen e tyre.

Historia e tyre e dashurisë po ngjason në një dramë me shumë akte, një pjesë prej të cilave nuk dihet se pse ndodhin e në fakt a ndodhin (me të vërtetë).

Pak kohë më parë, ata u ndanë publikisht për më pak se 24 orë, për t’u bashkuar shumë shpejt.

‘Faji’ ishte tek impulsiviteti i Melisës që ka reaguar si një e dashur shumë xheloze ndaj një situate që ndodh rëndom në çift.

Diçka e tillë duket se është përsëritur.

Melisa ndau para dy netësh me ndjekësit një thënie dyshuese që lidhet me një situatë ndarjeje. Kjo ka bërë që fansat të hulumtojnë dhe të pikasin se (ish) çifti nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.

Ata postime të përbashkëta kanë lënë vetëm kampanjat publicitare të cilat edhe po duan, nuk mund t’i fshijnë pa kaluar një periudhë e caktuar kohore, sipas dispozitave të kontratave që kanë firmosur.

Pas postimit të Melisës, ka reaguar edhe Andi me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Në postimin kriptik shkruhej, ““Marrëdhëniet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë t’i lini ato të thyera, se sa të dëmtoni veten duke tentuar t’i bashkoni”.

Një krizë e vërtetë apo vetëm lojë, mbetet të shihet në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm