Pak javë më parë, gjatë një interviste me Aulona Mustën, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu deklaroi se ishte në lidhje të re.
Gjatë intervistës ajo tha se prej momentit që janë takuar ai qëndron 24 orë me të dhe se ra për buzëqeshjen e tij të bukur.
Dhe kështu, ndjekësit dhe fansat e saj i hynë punës dhe publikuan një video me pretendimet se burri në foto është i dashuri i saj.
Videon mund ta ndiqni më poshtë.
Pasi u bë virale, Jasmina reagoi me një postim në llogarinë e saj në Instagram.
“Boll bëtë editime, boll më bëtë bashkë me çdo lloj mashkulli që kam në Instagram. Po sikur t’ju them që nuk jam e lidhur? Po sikur t’ju them që ju kam gënjyer gjithë këto muaj? Unë kam dashur vetë të jem e hapur me ju, vetë i kam ndarë gjërat, ama deri në një pikë që ju të mos më hapni probleme dhe të mos më shqetësoni. Kështu që nëse vazhdoni kështu, po ju them se e gjithë kjo ka qenë një gënjeshtër, nuk jam e lidhur. Si do ja dilni tani?”, shkruan Jasmina. /prive.al