Detaje të reja: Goran Bregovic ka performuar në koncertin kundër NATO-s në Greqi

By

Kanë dalë prova të reja për qëndrimet fashiste pro-çetnike të “artistit” Goran Bregovic që planifikohet të pritet si “super star” në Korçë, përkundër faktit se prej vitesh e ka “shkelur rrota” në trojet ballkanike sepse për më gjerë as që ka mbërritur të spikasë ndonjëherë.

Krahas historisë së njohur tashmë të këngës “Kallashnikov”, qëndrimit skandaloz të tij për Nënë Terezën të cilën paturpësisht e quan rome, në rrjet po qarkullon tjetër ngjarje.

Goran Bregovic në vitin e vështirë 1999 ka marrë pjesë në një koncert në Greqi i cili kishte qëllimin e vetëm – kundërshtimin e bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, ku mbi një milion banorë u dëbuan.

Pamjet e koncertit anti-NATO i ka risjellë në vëmendje këngëtarja Besa Kokëdhima.

“Bregovic u ishte bashkuar mijëra grekëve e emigrantëve serb që protestonin kundër ndërhyrjes së NATOs. Koncerti ishte trasnsmetuar edhe në mediat serbe” – ka rikujtuar këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm