Teuta mbetet pa fjalë nga dhurata e Adonisit për ditëlindje

By

Aktorja Teuta Krasniqi dje festoi ditëlindjen.

Ajo mbushi 39 pranvera, e plotësuar dhe e përmbushur personalisht e profesionalisht.

View this post on Instagram

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

Por, kjo ditëlindje që është vetëm një para ditëlindjes jubilare të 40-të pati edhe një dhuratë shumë të bukur nga Adonisi.

Partneri i aktores vendosi ta surprizojë personin e zemrës me një veturë të re, nga modeli i preferuar i saj.

E habitur, Teuta ka publikuar momentin kur Adonisi bashkë me vajzat ia prezantojnë veturën ‘findak’ të re në garazhë.

Befasia nuk mungon por Adonisi me këtë dhuratë duket se ia ka vështirësuar pak vetes punën për vitin e ardhshëm kur Teuta do të mbushë 40 pranvera. Sidoqoftë, kohë ka mjaftueshëm për të menduar për diçka po kaq të bukur sa makina e llojit “Renault”.

Vozitje të rehatshme! /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm