Reperi i njohur Dave tregon për lidhjen e dështuar me ish-të dashurën e tij shqiptare

By

Në këngën ‘’Survivor’s Guilt’’, e cila është e fundit në albumin e tij më të ri, Dave hapet edhe një herë për ish-të dashurën e tij, atë për të cilën flet gjatë albumit dhe në ‘’How I Met My Ex’’.

Dave tregon se ish e dashura e tij ishte e bardhë që ishte shqiptare. Ai thurrë vargje në një moment duke thënë: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë, sepse familja e saj na mbante prapa”.

Në vitin 2020, fansat e Dave u bindën se ish e dashura e tij ishte një grua me emrin “Besmira”. Kjo erdhi pasi Dave publikoi një foto në Instagram duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra dashurie. Dave kurrë nuk konfirmoi nëse ishte në atë kohë me Besmira, megjithëse  ‘’Survivor’s Guilt’’ duket se konfirmon teorinë e internetit.

Kush është me të vërtetë “Besmira”?

Deri më tani, identiteti i Besmirës mbetet mjaft i paqartë.

Pasi Dave shpërndau fotografinë e saj që pretendohet se është Besmira e vërtetë në Instagram vitin e kaluar, ai nuk ishte më aktiv nga ai moment. Kjo pasi mijëra sy kureshtar i drejtoheshin marrëdhënies së tij të pretenduar.

Tani për tani, fansat thjesht do të duhet të mbështeten në atë që Dave tregon përmes muzikës së tij për informacion në lidhje me jetën e tij të dashurisë, pasi ai vazhdon ta mbajë atë larg rrjeteve sociale.

Ndër të tjera në mes të vargjeve të këngës së tij ku flet për Besmirën, ai e lidh kombinimin e rumit me pijen energjike Red Bull të cilën në shumë kultura nuk konsiderohet si e pijshme me lidhjen e tij me shqiptaren.

“Pash shumë flamuj të kuq. Nuk do të kisha pasur dëshirë që fëmija im të rritej në të [ duke folur për ambientin familjar]”.

“Rumi dhe Red Bull janë përplasje kulturore”.

Artikuj të ngjashëm