Albert Radi lançon ‘Mbeta gjallë’ (Video)

By

Albert Radi pas më shumë se një vit mbrëmje muzikore në Prizren por jo vetëm ka publikuar këngën debutuese për diskografinë shqiptare.

“Mbeta gjallë” mban emrin ky projekt që është lançuar para pak minutash në kanalin e tij zyrtarë në YouTube.

Kjo këngë është shkruar nga Rozana Radi teksa muzika është punuar nga Joniad Banushi.

Ajo që e bën të veçantë këtë klip është se në të protagoniste është kolegja e tij, Gerta Saramati teksa në më pak skena shfaqet këngëtari.

Ky projekt pavarësisht që ka shumë pak minuta që është publikuar komentet e  para janë pozitive./Prive.al

Artikuj të ngjashëm