Arbana rikthehet në ekran

By

Largimi i saj për një kohë nga ekrani nuk u pëlqye aspak. Mediat u morrën gjerë e gjatë me shkaqet dhe fajtorët e këtij zhvillimi.

U tha se Ledion Liço ishte problemi shkaku se favorizohej më shumë se Arbana nga trashëgimtaret Hoxha.

Mirëpo një nga fytyrat më të dashura të ekranit shqiptar rikthehet këtë të Shtunë në prime-time me programin e saj të ri ‘I can do that’.

Ky është një format origjinal i izraelianes Armoza Formats, në zhanrin reality-comedy ku përfshihen 8 personazhe të famshem të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk i përket kompetencave të tyre por me bindjen se secili “mund ta bëj atë!”

Konkurentët do të mund të zgjedhin numrin e tyre nëpërmjet garës së shpejtësisë në ngjitjen e shkallëve në studion televizive. Më pas, ata do të kenë një javë kohë për tu përgatitur deri në ditë e spektalit ku do të performojnë live numrin artistik që kanë zgjedhur. Publiku do të jetë ai që do të vendos fituesin nëpërmjet votimit.

Ajo që vlen të ceket është fakti se producent do jetë Rezart Aga, i njohur për të njejtën pozitë në edicionet e arta të shikueshmërisë së Big Brother.

Me largimin e tij e më pas edhe të Arbanës, ky reality-show shënoi një rënie të lirë të audiencës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm