Derisa Fitër Bajrami njihet si “Bajram i ëmbël”, Kurban Bajrami është i njohur ndryshe si “Bajram i kripur”.
Si i tillë, ushqimi i kësaj feste është më i kripur, duke përfshirë edhe mishin e kafshës që flijohet gjatë kësaj feste.
Ëmbëlsirat janë gjithashtu pjesë kyqe e festës së Bajramit, si atij të parit ashtu edhe të dytit.
Në botën arabe janë shumë të njohura ëmbëlsirat e quajtura “Ma’amoul”, të cilat përgatiten me hurma dhe arra, e që shpesh shërbehen në forma të rrumbullakëta.