Producenti që theu rekorde – ‘Zemër’ arrin mbi 600 milionë klikime!

By

‘Zemër’ e Dhurata Dorës me Soolking, artistin algjerian, ka arritur mbi 600 milionë shikime në YouTube, duke kapur edhe shifra të mëdha në platforma të tjera.

Ky mega hit i publikuar dy vjet më parë, u punua në Redbox, nga duart e Arbër Gjikollit që artistikisht njihet si Big Bang.

Producenti i njohur shqiptar, jo më kot njihet si ‘mbreti’ i prodhimtarisë shqiptare.

Emri i tij fshihet edhe pas ‘Bonbon’ të Era Istrefit, projekt ky i cili u bë hit ndërkombëtar dhe ishte ‘vulë’ e karrierës së artistes përtej trojeve shqiptare.

Kjo këngë e punuar poashtu në Redbox, ka arritur mbi 800 milionë klikime.

Përveç saj, Big Bang ka realizuar shumë hite të tjera të cilat kanë arritur shifra marramendëse në platformat online.

Theksojmë këtu, se edhe kanali i tij zyrtar në YouTube tashmë ka arritur në mbi 2 milionë./Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm