Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt

By

Angelina Jolie i ka kërkuar një gjykatësi që ta lejojë atë të shesë pjesën e saj të një biznesi vere, që ajo zotëron me ish-burrin e saj Brad Pitt.

Jolie dëshiron të shes gjysmën e aksioneve të saj që ka nga kantina e verës në Provencë, ndërsa Pitt nuk do t’i japë konsensusin e tij.

Kur ishin të dashuruar Brad dhe Angelina kishin blerë pronën e Château Miraval, në Jug të Francës në vitin 2011, dhe themeluan një punishte verë me të njëjtin emër.

Jolie tha se ajo ka një blerës të interesuar, por ajo pretendon të jetë e shqetësuar se ata mund të tërhiqen nëse pasuritë mbeten të ngrira derisa Pitt nuk e lejon këtë.

Aktorja ka paraqitur një kërkesë në Los Angeles duke kërkuar që urdhri i ndalimit të përkohshëm të pasurive të tyre të hiqet.

Jolie dhe Pitt, u ndanë zyrtarisht në vitin 2019. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm