Këngëtarja Mimoza Shkodra që nga publikimi i klipit ‘Ndarja’ ka grumbulluar një numër të madh fansash.
Projektet e fundit të saj numërojnë miliona klikime e mbrëmjet muzikore ku perfomon janë të shumta.
Nëse kërkohen klipet e saj mund ti shihni që të gjitha janë shumë të klikuara por dy janë ato që kryesojnë punët e saj.
Si solo artiste më së shumti shikime regjistron projekti i fundit ‘Ki me ni’ me mbi 6 milion e ndërsa ‘Na’ e cila është në bashkëpunim me Skivin e Norën ka shënuar 7 milionë e 700 mijë klikime./Prive.al