Taika Waititi foli për herë të parë, për fotot e tij në të cilat është duke u puthur, me Rita Ora dhe Tessa Thompson në një aheng.
Interneti shpërtheu në fund të muajit maj kur Taika Waititi, u pa duke u puthur dhe përqafuar me dy bukuroshet Rita Ora dhe Tessa Thompson.
Kur u pyet nëse fotot që u përhapën a e mërzitën atë, Waititi u shpreh, “Jo në të vërtetë”.
“Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka shkon larg, shumë shpejt,” jo në të vërtetë nuk po bëja asgjë të keqe. Gjithçka është mirë”.
Thompson tregoi në vitin 2018, se ajo tërhiqet nga burrat dhe gratë njësoj, megjithëse nuk pranoi ta etiketonte veten si biseksuale.
Ora dhe Waititi dolën publikisht si çift në fund të muajit prill, kur u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under,” në shtëpinë e operas të Sidneit.
Waititi u martua me Chelsea Winstanley në vitin 2011. Të dy u ndanë në vitin 2018 pas shtatë vjetësh së bashku. Ata janë prindër të dy vajzave.
Aktori u bë një emër i madh në Hollywood në vitin 2019, kur shkroi dhe drejtoi filmin fitues të Oskarit “Jojo Rabbit”. /Prive.al