Vjosa Osmani pret në kabinet Elvana Gjatën

By

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur sot në kabinetin e saj, këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjata.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja Gjata, përmes një statusi në facebook, ndërsa ka ndarë dhe fotografi nga momenti i takimit me presidenten Osmani.

Siç shihet në pamje, Elvana Gjata edhe i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani, albumin e saj ‘’Çelu’’, të realizuar së fundit.

”E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët”, shkruan Elvana Gjata mes tjerash.

Artikuj të ngjashëm