Nga sot, adresa për koncertet e Azet është Jetmir Agaj

By

Azet është një nga emrat më të pëlqyer të momentit.

Suksesi në muzikë i është përkthyer edhe në koncerte. Në periudhën para pandemike, ai ishte një nga artistët më të paguar shqiptar për mbrëmje muzikore, siç pati raportuar Prive nga burime të sigurta.

Një fluks i tillë kaq i madh i kërkesave duhet mirëmenaxhuar.

View this post on Instagram

A post shared by AZET (@kmn_azet)

E për këtë, Azeti ka bërë zgjedhjen e tij.

Reperi i njohur, lider i “KMN” ka zgjedhur Jetmir Agajn për këtë pjesë, duke ia lehtësuar goxha punën klubeve të interesuara.

Lajmn e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale vet Agaj i cili është shprehur:

“Nga sot, menaxheri zyrtar i datave të Azetit. Vera 2021 zjarr”

Ndryshe, ky është vetëm një segment i bashkëpunimit mes djemve. Azeti i ka besuar së fundmi edhe realizimin e këngëve të tij Qelik Lipës, producent në kompaninë e krijuar dhe drejtuar nga Agaj, SBS Entertainment. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm