Së fundmi, Shpat Kasapi dhe Selvije Jao kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.
Kurioziteti për jetën e çiftit të sapomartuar është i madh, dhe se fundmi Selvija ka realizuar një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.
Një ndjekës e pyeti se nëse ajo jeton me prindërit e Shpatit, gjë të cilën Selvija e pohoi duke shkruar më pas edhe fjalët më të bukura për prindërit e bashkëshortit.
Ndër të tjerash, ajo dha edhe disa këshilla për jetën në bashkësi.
“Po jetoj me mamin e Shpatit e për mua është bere nene e dyte. Asnjëherë s’do kisha pranu qe te jetoj vet nëse partneri i ka prindërit e sidomos qe mami është ekstrem e edukume, e emancipume qe ma kupton boten e me përkrah me aq sa ka mundësi. Besom qe sa do rehat te duket te jetosh vet, ne fillim te krijimit te familjes gjithmonë me te moshuarit kane impakt te mirë. Mirëpo duhet ta kuptojmë dhe ne boten e tyre. Askush nuk është perfekt, secili nga ne ka mangësi, por kur ke pranë vjehrri qe ti shfaqin anët pozitive e te bëjnë si vajzën e tyre atëherë natyrshëm te shtohet dashuria. Unë pa mamin s’do isha këtu ku jam sot. Por gjithkush i ka arsyet e veta dhe secili e din vet si don te jetoj. Mjafton te keni lumturi ne çift”, shprehet Selvija. /Prive.al