NIN drejt lamtumirës – Emisioni që solli rrëfime emocionuese dhe ekskluzive drejt përfundimit…

By

Emisioni Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, po përfundon.

Gjatë këtyre viteve ju patët mundësi të ndiqni rrëfime emocionuese, me lot, me buzëqeshje, lajme ekskluzive e  deklarata të papritura nga fytyra të njohura shqiptare.

Alaudini arriti të aranzhonte intervista me emra që rrallë dalin në intervista dhe doli ‘fitues’ sa i përket ekskluzivitetit kur bëhej fjalë për lajme rozë.

Përveç kësaj, NIN u morr edhe me tema të ndjeshme, tema të ndryshme sociale e ekonomike, madje edhe humanitare (kujtojmë këtu tërmetin shkatërrues në Shqipëri kur prezantuesi u përlot).

Ju u familjarizuat me NIN-in duke pritur terminin për të parë se çfarë kishte rezervuar moderatori për ta ndarë me ju dhe për ju.

Por NIN kaq e pati!

Emisioni i njohur shqiptar me njërin nga prezantuesit më të dashur dhe të afërt me publikun, po përfundon për të mos u kthyer më.

Korriku do të jetë muaji i fundit me të ftuar ekskluziv për t’u ndërprerë pastaj dhe për të vazhduar Alaudini rrugëtimin e tij.

Gjithsesi, NIN do të mungojë në ekranet tona dhe do t’i mungojë artistëve që patën mundësi të shprehen për gjithçka rreth tyre.

Do na mungosh NIN edhe ti Alaudin Hamiti që ishe aq real në intervista me VIP-a.

 

Artikuj të ngjashëm