‘Peshku i artë’, freskia e përjavshme javore në ekranin e Klan Kosova

By

Nga kjo javë, për dhjetë të Hënave rresht, me fillim nga ora 20:45, Klan Kosovës i shtohet projekti më i ri me titull “ Peshku i Artë“.

Nga qyteti i bukur i Ulqinit, nga Adriatiku i pafund, çdo javë do të argëtoheni me mysafirët, artistët tuaj të preferuar si dhe reportazhe nga më të ndryshmet, të cilat do të ju shërbejnë në udhëtimet e radhës që do t’i merrni drejt Ulqinit.

Poashtu nuk do të mungojnë as super pjatat e përgatitura nga kuzhinierët më të mirë të qytetit bregdetar.

Në emisonin e parë i ftuar ishte këngëtari i madh Sabri Fejzullahi i cili zbuloi mes tjerash se cilat janë dy refrenet që më së shumti i kërkohen t’i këndojë në mbrëmje muzikore.

Artikuj të ngjashëm