Serbët vazhdojnë t’i vërsulen Vesa Lumës

By

Ditët e fundit kanë qenë të nxehta në rrjete sociale.

Gjithçka nisi nga kërkesa për ta vendosur Kosovën në hartë të Apple dhe vazhdoi me postimet e Dua Lipës, Rita Orës e emrave të tjerë të njohur që shkaktuan zemërim në rrjet në anën e serbëve.

https://www.instagram.com/p/CC1bN9Wsx1a/?utm_source=ig_embed

Nacionalistët serbë u shpërfaqën më së miri me racizmin e tyre.

Ata duket të jenë “shfryrë” edhe në profilin e këngëtares Vesa Luma.

Kjo e fundit nga Zelanda e Re ku është zhvendosur për të jetuar ka shfaqur inbox-in e mbushur me komente ofenduese nga serbë.

“Çfarë zgjimi i mëngjesit. Kjo fushata e ktyne. Gjeni një jetë njerëz. Kosova s’ka qenë kurrë e as s’do jetë e juaja” – është shprehur këngëtarja e njohur sipër fotografisë.

Mirëpo, këto sulme nuk kanë mbaruar, ku me ‘zell’ të madh përdorues serbë vazhdojnë t’i dërgojnë mesazhe këngëtares. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm