Këngëtarja Mirsa Kërqeli e cila tashmë e sa kohë jeton në Kanada, është kthyer për një kohë të shkurtër në Kosovë, dhe pritet që shumë shpejt t’i rikthehet projekteve muzikore.
Artistja përmes Instagramit ka lajmëruar që është duke punuar për një këngë të re për publikun shqiptar.
“Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotos.
Projekti muzikor i saj i fundit ishte kënga “E dashuruar”, në bashkëpunim me Butrint Rashitin. /Prive.al