Publikohet “Nina”, refreni i verës nga djemtë e Threedots

By

Vera s’është e plotë pa një projekt nga Threedots.

Djemtë e grupit e kanë çelur sezonin e nxehtë me një këngë të përbashkët, të tre.

Flori, Bruno e Klajdi kanë sjellë sonte projektin “Nina”.

Si zakonisht, projekti është “kokë e këmbë” i punuar nga Mumajesi teksa vjen me një videoklip veror të punuar nga Max Production.

Ndiqeni të plotë më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm