Jasmin tha se nuk i pëlqen stili i Sindit dhe kjo e fundit pati një thumb për të

By

Jasmin Kadriu ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Chanel, dhe ish-konkurrentja tjetër e “Përputhen”, Antonela pati disa pyetje.

Ndër të tjerash, ajo e pyeti se stili i kujt në “Për’puthen” nuk i pëlqente fare. Pa u menduar shumë ajo tha se ishte Sindi, dhe shtoi se stili i saj nuk ishte në shijet e saj.

“Jo në shijet e mia ka qenë Sindi”, tha Jasmina.

Sindi që të gjithë njohim, nuk e do e kalonte këtë deklaratë pa reaguar. Ajo publikoi një fotografi nga dhjetori, ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë emeraldi, i njëllojtë me atë që Jasmin kishte veshur gjatë intervistës me Antonelën.

Theksojmë këtu se prerja e fustanin ishte i njëjtë por jo edhe ngjyra, meqenëse Jasmin kishte zgjedhur ngjyrën portokalli.

“Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, ka shkruar Sindi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm