Rozana Radi kritikon inspektorët (Foto)

By

Këngëtarja Rozana Radi, sot ka reaguar si qytetare për një ngjarje që ka ndodhur në Tiranë. E pranishme në një lokal, Rozi ka parë një kontroll nga inspektorët e tatimit.

Mirëpo kontrolli i tyre i ka bërë përshtypje Rozanës jo për të mirë. Në instagram ajo ka shkruar:  “Kontrolluan faturat dhe dokumentacionin. Gjithçka ishte në rregull. Ça bën këta? I thonë kamerierit, dua të kontrolloj xhepat sa lekë ke?”

Ky veprim nuk është i denjë sipas Radit e cila shtoi se duhet të kontrollonte faturat e xhiros jo xhepat e kamarierit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm