Si çdo herë tjetër në festivale, edhe për këtë edicion të ‘Kënga Magjike’ pati pakënaqësi.
I pakënaqur mbeti edhe Flori Mumajesi, por jo për veten!
Kantautori i njohur e ka shprehur edhe publikisht mospajtueshmërinë e tij me zgjedhjen që juria bëri për kategorinë “artisti i ri më i mirë”.
Ky çmim i shkoi grupit “Urban Band”, teksa pritshmëritë e shumicës ishin që këtë çmim ta fitonte Kras, këngëtari që debutoi me projektin “Bekuar” të punuar në Threedots.
Flori në reagimin e tij është shprehur:
“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juria. Për mua që refuzoj të jem në panele jurie, je ti fituesi dhe jo vetëm i ‘new artist’ “.
Kujtojmë që Kras u prit shumë mirë edhe nga publiku i gjerë andaj këtë mendim të Florit e ndan edhe një pjesë e madhe e publikut. /Prive.al
View this post on Instagram