Përflitet se Kanye West është në lidhje me modelen e famshme!

By

Interneti po vlon me thashethemet se Irina Shayk dhe Kanye West kanë nisur një romancë, ndërkaq ky i fundit është në mes divorci me Kim Kardashian.

Kështu pretendon një burim për revistën “DeuxMoise”. “Nuk e di nëse ‘takimet’ (dating) janë fjala e duhur për ta përshkruar, por duket që mes tyre ka interes”, ka thënë burimi.

Por lidhur me këto thashetheme nuk ka reaguar asnjëri prej tyre. Kujtojmë se njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”. Bukuroshja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012. /prive.al

Artikuj të ngjashëm